Gjilani mbyll me sukses përgatitjet anti-Suharekë

- Bota Sot

Gjilani mbyll me sukses përgatitjet anti-Suharekë

Skuadra e Gjilanit ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ballafaqimit kampional ndaj Suharekës.

"Në disponim dhe përkushtim maksimal është parë grupi gjatë kësaj jave, duke treguar kështu gatishmëri për takimin e fundjavës.

Gjithë skuadra do të jetë në dispozicion të stafit teknik sikurse asnjëherë më parë në këtë edicion, duke përfshirë edhe futbollistët të cilët ishin të lënduar.

Kjo do jetë hera e katërt që këto dy skuadra do të ballafaqohen mes vete me nga një fitore dhe një barazim të regjistruar në tri sfidat e mëparshme.

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Suharekës ’23 zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan", njofton SC Gjilani.



Read it all at Bota Sot