Figo dhe Helen Svedin në krizë?

- Bota Sot

Figo dhe Helen Svedin në krizë?

Luis Figo është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas paraqitjes së tij vetëm në mimet “Laureus”. Mungesa e gruas së tij, Helen Svedin, në këtë ngjarje, ku zakonisht e shoqëron, ka krijuar spekulime për gjendjen aktuale të marrëdhënies së tyre.

Ndërkohë, Svedin ka ndarë në rrjetet e saj sociale imazhe teksa shijon aktivitetet hipike pranë detit, me gjasë jashtë Spanjës. Helen ka vite që konkurron në këtë sport dhe këto ditë ka rinisur stërvitjet e saj me kalin e pandarë, Raio.

Gjatë ceremonisë, Figo theksoi vajzat e tij, Daniela, Martina dhe Stella, si “gjënë më të mirë” të jetës së tij, pa përmendur gruan. Sipas raportimeve nga “El Confidencial”, ish-futbollisti ka marrë një apartament me qira pranë shtëpisë së tij familjare, ku aktualisht jeton vetëm prej pak më shumë se një muaji.

Kujtojmë se tri vite më parë, Figo e kishte braktisur përkohësisht shtëpinë e tij, duke qëndruar për 15 ditë në hotelin “Wellington”, në pronësi të një miku. Më pas u kthye në shtëpinë e tij familjare në lagjen Salamanca.

Në mes të këtyre rrethanave, janë shfaqur thashetheme që e lidhnin Figon me modelen Claudia Bavel, e njohur për deklaratat e saj mbi lidhjet me futbollistë. Figo iu përgjigj këtyre insinuatave, duke i cilësuar ato si “plehra” dhe njoftuar veprime ligjore për shpifje.

Pavarësisht spekulimeve, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për ndarje midis Figos dhe Svedin. Ata janë në një marrëdhënie që nga viti 1996 dhe u martuan më 2001, duke krijuar familjen me tri vajza.



Read it all at Bota Sot