Sulmuesi i Dortmundit drejt largimit pas vetëm një sezoni

- Bota Sot

Sulmuesi i Dortmundit drejt largimit pas vetëm një sezoni

Vetëm një sezon me Dortmundin dhe Serhu Girasi mund të ndryshojë përsëri klub.

I transferuar nga Shtutgarti te verdhezinjtë në sezonin e kaluar për 18 milionë euro, ai nuk duket se do të mbetet akoma në Gjermani.

I kërkuar nga shumë klube, sidomos angleze, 29-vjeçari ka tërhequr vëmendjen falë 28 golave në 40 prezenca sezonale.

Në kontratën e lidhur verën e kaluar me Dortmundin, është përfshirë një kluazolë lirimi, e cila mund të ushtrohet në çdo moment.

Vlera e saj është 75 milionë euro, çka e shndërron Girasin në një “pre” jo fort të vështirë për klube me mundësi financiare, siç janë anglezet.

Më i interesuari në këtë moment duket Arsenali.



Read it all at Bota Sot