Le të quhet stadiumi “Faton Domi” në Gjakovë!

- Bota Sot

Le të quhet stadiumi “Faton Domi” në Gjakovë!

Faton Domi është emlr i madh i futbollit të Gjakovës dhe të Kosovës.

Futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës së viteve të 80-ta, disa vite edhe pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.

Legjenda Domi së bashku me Favzi Ramën humbën jetën me 22 nëntor të vitit 1987 në një aksident komunikacioni në Volljakë të Klinës.

Pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi, Domi e Rama humbën jetën.

Domi ka qenë  pjesë e Vëllaznimit dhe Rama e Lirisë së Prizrenit.

Padyshim, një thirrje publike për nderimin e një heroi të futbollit gjakovar!

Stadiumi i ri i KF Vëllaznimi është simbol i një kapitulli të ri për futbollin e Gjakovës. Por ky kapitull nuk mund të shkruhet pa përfshirë kujtimin e një figure që i dha këtij klubi gjithçka: Faton Domit.

Fatoni nuk ishte vetëm një lojtar. Ai ishte zemra në fushë, pasioni në fanellë dhe krenaria e qytetit. U shua tragjikisht në një aksident rrugor, vetëm pak orë pasi kishte përfaqësuar me përkushtim ngjyrat kuq e zi të Vëllaznimit. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe – por jeta dhe përkushtimi i tij nuk duhet të harrohen.

Prandaj, të gjithë qytetarët, dashamirët e sportit dhe tifozët e Vëllaznimit të bashkohen në këtë iniciativë përmes një peticioni që kërkon emërtimin e stadiumit të ri: “Stadiumi Faton Domi”.

Kjo është më shumë se një emër – është një nderim, një kujtim dhe një borxh moral ndaj një djali që dha gjithçka për këtë klub.

“Firmose peticionin. Bëhu pjesë e zërit që kërkon drejtësi për kujtimin e Fatonit”, thotë një dashamirë i futbollit të Kosovës që nuk do t’i përmendet emri tani për tani.



Read it all at Bota Sot