Skuadra e Dortmundit e ka mposhtur me rezultat 3:2 Hoffenheimin në takimin e javës së 31-të të Bundesliga I.
Dortmundi kthehet me 3 pikë të mëdha.
Për Dortmundin shënuan Guirassy (20), Brandt (74) e Anton (90+5’) dhe për vendasit Hlozek (61) e Kaderabek (90+1’).
Guirassy në minutën e 34-të dështoi nga penalltia.
Dortmundi është në vend të 6-të me 48 pikë e tre pikë larg pozitës së katërt dhe Hoffenheim renditet në të 15-tin me 30 sosh.