Këtë pasdite u luajtën të tetë ndeshjet e javës së 26-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Derbi u luajt në Shtip, ku u përballën Bregallnica dhe Makedonija GP, ndeshje që përfundoi pa fitues dhe pa gola, 0:0.
Bashkimi i Kumanovës dështoi në Koçan, ku u mund 1:0 nga skuadra vendase Osogovo.
Tani skuadra nga Kumanova është e dyta, por një pikë më pak se lideri, Makedonija GP.
Në pozitën e tretë është Arsimi, një pikë më pak se Bashkimi dhe dy se lideri.
Arsimi luajti 0:0 si mysafir ndaj Detonitit në Radovish.
Makedonija GP kryeson me 57 pikë, Bashkimi 56, Arsimi 55, Bregallnica 52 sosh etj.
Java e 26-të
Bregallnica – Makedonjai GP 0:0
Detonit – Arsimi 0:0
Skopje – Ohri 1:2
Sasa – Novaci 0:0
Kozhuvi – Bellasica 1:1
Osogovo – Bashkimi 1:0
Vardari (N) – Boreci 1:0
Vardarski – Pobeda 0:1