Në Brazil e quajnë të mbyllur

- Bota Sot

Në Brazil e quajnë të mbyllur

Transferimi i Mateus Kunjës te Mançester Junajtid ka marrë një shtysë të madhe, me raportime që sugjerojnë se negociatat janë duke hyrë në fazën përfundimtare.

Kunja ka qenë një nga yjet që ka shpërthyer këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë katër asiste në Premier Ligë, pavarësisht formës së dobët të përgjithshme të Uolvesit gjatë këtij sezoni.

Një nga arsyet kryesore pse Junajtid po e ndjek me ngulm, është përputhshmëria e mesfushorit me formacionin e preferuar 3-4-2-1 të Ruben Amorimit, që pritet të jetë baza e skuadrës së “Djajve” për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se për të ka edhe klube të tjera të interesuara, Junajtid ka vazhduar të këmbëngulë dhe tani është gati ta bëjë brazilianin blerjen e parë të verës për 62.5 milionë paund.

Lajmet nga Brazili pretendojnë se bisedimet mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa është bërë një përparim i “rëndësishëm”, sipas asaj që raporton “Globo”.



Read it all at Bota Sot