Crystal Palace fiton pastër ndaj Aston Villës

- Bota Sot

Crystal Palace fiton pastër ndaj Aston Villës

Në “Wembley” është zhvilluar gjysmëfinalja e parë për FA cup mes Crystal Palace dhe Aston Villa-s.

Ekipi i drejtuar nga austriak Oliver Glasner fitoi 3-0 ndaj atij të drejtuar nga Unai Emery, duke prerë kështu “biletën” për finalen e Fa Cup.

Goli i parë i takimit u shënua nga Eberechi Eze, i cili dërgoi topin në rrjetë më një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Në fillim të pjesës së dytë, Jean-Philippe Mateta humbi mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi katër minuta më pas, Ismaila Sarr shënoi golin e dytë me një goditje të fuqishme nga distanca. Sulmuesi senegalez do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij në minutat shtesë. Rezultati përfundimtar, Crystal Palace 3-0 Aston Villa. Nesër do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Nottingham Forest dhe Manchester City.



Read it all at Bota Sot