Tensione e përleshje para finales Barcelona - Real! Digjet fanella e Mbappes

- Bota Sot

Tensione e përleshje para finales Barcelona - Real! Digjet fanella e Mbappes

Nuk mund të mungojnë tensionet dhe përleshjet para finales mes Barcelonës dhe Realit. 

 Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ka edhe të arrestuar pas përplasjeve mes dy tifozerive. 

Policia spanjolle ka arrestuar tre tifozë të Barcelonës dhe dy të Real Madridi. 

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se tifozët e skuadrës katalanase kanë djegur fanellën e Kilian Mbapesë, në sheshin ”Plaza Nueva” të Sevijas. 

Kujtojmë që finalja e “Copa del Rey” do të nis nga ora 21:00 dhe pritet të dhurojë spektakël si në fushë edhe në tribunë.



Read it all at Bota Sot