-Pas humbjes në dy përballjet e para kundër Monzës në Serinë A, Juventusi ka fituar të tria ndeshjet pasuese, duke shënuar gjithmonë saktësisht nga dy gola, për një rezultat total prej 6-2.
– Secila nga dy ndeshjet e zhvilluara në “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Monzës në Serinë A, të dyja të luajtura në fazën e dytë të kampionatit, kanë përfunduar me rezultatin 2-0. E para në favor të Monzës, më 29 janar 2023, dhe e dyta në favor të Juventusit, më 25 maj të vitit të kaluar.
– Juventusi ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit në Serinë A kundër skuadrave që ishin në vendin e fundit të renditjes në fillim të javës (12 fitore, 3 barazime), dhe ajo humbje ka ardhur pikërisht ndaj Monzës, 1-0 në “U-Power Stadium” më 18 shtator 2022, fitorja e parë historike e Monzës në elitën e futbollit italian.
– Juventusi ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi në Serinë A gjatë vitit 2025 (1 humbje), dhe këtë vit kalendarik vetëm Bolonja (me 7 fitore) ka më shumë suksese si pritëse. – Në epokën e tre pikëve për fitore, vetëm gjashtë skuadra para Monzës kishin grumbulluar maksimumi 15 pikë pas 33 ndeshjesh të luajtura në një sezon të Serisë A, dhe nga këto, e vetmja skuadër lombarde ka qenë Breshia (12 pikë pas 33 ndeshjeve në sezonin 1994/95).
– Monza vjen pas katër humbjeve radhazi dhe, nën drejtimin e një trajneri të vetëm, vetëm në pesë ndeshjet e para në historinë e saj në elitë kishte arritur pesë humbje rresht, mes gushtit dhe shtatorit 2022, kur në stol ishte Xhovani Stropa.
– Juventusi ka fituar dy ndeshjet e para në shtëpi me Igor Tudorin në stol (kundër Xhenoas dhe Leçes), dhe trajneri i fundit që ka fituar tri ndeshjet e para si pritës në Serie A në krye të Juventusit ishte Mauricio Sari në sezonin 2019/20.
– Teun Kopmeiners ka marrë pjesë në gjashtë gola kundër Monzës (tre gola, tri asistime), më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër në Serinë A.
– Kenan Jildiz (gjashtë gola) është një nga pesë lojtarët e lindur pas 1 janarit 2005, që kanë shënuar më shumë se pesë gola në pesë ligat kryesore europiane gjatë këtij sezoni. Në veçanti, ai ka shënuar në të dy ndeshjet e zhvilluara në “Allianz Stadium” nën drejtimin e Igor Tudor, kundër Xhenoas dhe Leçes.