Luhet sot sfida tjetër e “Play-Out”

- Bota Sot

Luhet sot sfida tjetër e “Play-Out”

Kastrioti dhe Luzi do të përballen ditën e sotme mes tyre për të luajtur ndeshjen e “Play-Out” të Kategorisë së Parë.

Duel ky që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës në orën 15:00.

Krutanët do të kërkojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë për të qenë pjesë e kësaj kategorisë për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë në krahun tjetër luzitanët do të luftojnë për ngjitjen në të parën.

Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, për shkak se është i një rëndësie mjaft të madhe për të dyja ekipet. Pritet të shihet se cili mes Kastrioti dhe Luzit do t’i shkojë deri në fund objektivit.



Read it all at Bota Sot