Skuadra e Como-s po kalon formë të mirë, e cila si vendas e mundi me rezuktat 1:0 Genoa-n, në takimin e javës së 34-të në Serie A.
Vendasit ndalën tre pikë të mëdha.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit nga minuta e parë në fitoren e Como-s.
Autor i golit është futbollisti Strefezza në minutëne 59-të.
Como është në vend të 11-të me 42 pikë e ka tre më shumë se Genoa në të 13-tin.