Van der Vaart nuk ka asnjë mëshirë kundër Rudigerit

- Bota Sot

Van der Vaart nuk ka asnjë mëshirë kundër Rudigerit

Real Madridi nuk arriti të fitojë Kupën e Mbretit pasi u mund 3-2 në finale nga Barcelona mbrëmë pas kohës shtesë.

Ndonëse Reali ishte në avantazh 2-1 në fund të pjesës së rregullt të ndeshjes, në fund Barcelona e përmbysi dhe heroi i skuadrës katalanake ishte Jules Kounde, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 116-të.

Megjithatë, tema kryesore pas ndeshjes ishte Antonio Rudiger për shkak të lëvizjes së turpshme në minutën e 120-të.

Lojtari gjerman hodhi akull në drejtim të gjyqtarit kryesor, i cili me meritë i dha një karton të kuq direkt. 

Rudiger mezi u qetësua në pankinën e Realit dhe edhe pse sot në mëngjes kërkoi falje për sjelljen e tij, është e qartë se do të përballet me një pezullim të ashpër. Sjellja e Rudiger u komentua edhe nga Van der Vaart. Holandezi nuk kishte mëshirë ndaj gjermanit të cilin e quajti me probleme psikologjike. 

“Antonio Rudiger ka çrregullime të shëndetit mendor. Ndonjëherë është një djalë i shkëlqyer dhe të bën për të qeshur, ka edhe ditë kur shfaqet si një idiot i plotë. Kundër Barcelonës, ishte padyshim një idiot”, tha Van Der Vaart.



Read it all at Bota Sot