Dukagjini i Klinës ka arritur fitore me mund të madh por shumë të vlefshme në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Klina e ka mposhtur me rezultat 2:1 Feronikelin 74, në ndeshjen e javës së 31-të.
Vendasit shënuan fitore me përmbysje duke iu falënderuar golave të Hekuran Berishës (49’) e Egzon Sinanit (63’).
Për udhëtuesit ka shënuar Sokol Kiçina (44’).
Dukagjini ngjitet në vend të gjashtë me 40 pikë e Feronikeli 74 është i fundit me 15 sosh.