Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka.
Korçarëve u duhej fitorja për të siguruar mbijetesën dhe sulmuan ën kërkim të golit. Por ishin ballshiotët që shënuan të parët me Mustafa.
Përgjigja e shpejtë e Bismark ndezi entuziazmin përsëri në stadiumin e mbushur si rrallëherë me tifozët korçarë në mbështetje të ekipit.
Por nëse nga një anë rastet humbeshin me radhë, Bylisit që i mjaftonte edhe barazimi, iu shfaq momenti i duhur për të goditur me Përgjonin në pjesën e dytë, duke gjetur edhe një herë avantazhin.
Ky gol demoralizoi korçarët, të cilët shpërdoruan ato pak raste që krijuan deri në fund dhe panë ballshiotët të festonin në vërshëllimën përfundimtare për mbijetesën, teksa panë veten të rënë nga kategoria.