Slot fiton që në vitin e parë dhe thyen serinë e 4 titujve rresht

- Bota Sot

Slot fiton që në vitin e parë dhe thyen serinë e 4 titujve rresht

Liverpuli fiton kampionatin e Premier Ligës për sezonin 2024/25.

Të kuqtë arritën të fitojnë titullin që iu mungonte prej katër viteve që nga sezoni 2019/20 duke qenë se 4 sezonet e fundit ka triumfuar Mançester Siti.Vendasit mposhtën me shifrat 5-1 Totenhemin edhe pse iu nevojitej vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Spursat” me Solanke, por më pas të kuqtë shënuan 3 gola brenda 18 minutave.

Autorët e golave ishin Luis Diaz, Mek Alister dhe Gakpo. Kështu u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën realizoi Salah dhe Udogie shkaktoi autogol.

Kjo është një arritje e madhe edhe për trajnerin Arne Slot i cili fiton titullin që në vitin e parë në pankinën e Liverpulit.



Read it all at Bota Sot