Çfarë i tha Rudiger arbitrit?

- Bota Sot

Çfarë i tha Rudiger arbitrit?

Mbrojtësi i Real Madridit Antonio Rudiger mund të përballet me një gjobë të madhe pasi humbi durimin dhe hodhi një copë akulli gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea në finalen e Kupës së Mbretit.

Ngjarja ka ndodhur në fund të kohës shtesë në Seville dhe e gjithë skena është regjistruar nga ekipi i arbitrave.

De Burgos i tregoi kartonët e kuq si Rudiger, Lucas Vázquez dhe Jude Bellingham. Rudiger protestoi ashpër dhe anëtarët e stafit stërvitor duhej ta frenonin.

Në rrjetet sociale u shfaqën video që analizonin atë që Rudiger i tha gjyqtarit dhe sipas leximit nga buzët, ai i dërgoi atij disa ofendime të rënda në gjermanisht. Arbitri deklaroi në raportin zyrtar se Rudiger u përjashtua për gjuajtje të gjësendeve nga zona teknike dhe sjellje agresive.

De Burgos ishte nën presion edhe para finales. Ai në një konferencë për shtyp tregoi se fëmija i tij erdhi nga shkolla duke qarë pasi bashkëmoshatarët i thanë se babai i tij ishte hajdut.

"Dua ti mësoj djalit tim se babai i tij është i ndershëm, se mund të bëjë gabime, por që nuk gënjen. Ajo që ne gjyqtarët përjetojmë dëmton jo vetëm futbollin profesional, por edhe atë amator", tha De Burgos.

Tashmë pritet vendimi i Federatës së Futbollit të Spanjës për një pezullim të mundshëm të Rudiger dhe duke marrë parasysh ashpërsinë e incidentit, dënimi mund të jetë i rëndë.



Read it all at Bota Sot