Në orën 20:45 do të luhen dy sfida të vlefshme për raundin e 34-të në Serinë A.
Napoli do të presë Torinon ku do të kërkojë fitoren për të qëndruar në vendin e parë, ku është përkohësisht pas humbjes së Interit kundër Romës. “Axurrëve” iu mjafton edhe 1 pikë.
Nga ana tjetër, Atalanta e Gjimshitit do të përballet me Leçen.
Nuk ka përballje mes lojtarëve të Kombëtares kuqezi për shkak se Ylber Ramadani e nis sfidën nga stoli. Bergamaskët kërkojnë 3 pikët për tju afruar me pikë zikaltërve.