Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot e ka përshëndetur Jurgen Kloppin, duke ia kënduar emrin e tij në stadiumin “Anfield”.
Kur Klopp e kishte ndeshjen e tij të fundit me Liverpoolin, këndoi emrin e holandezit dhe pikërisht për këtë arsye, Slot sot thirri emrin e tij.
“Është koha që t’i dërgoj mirënjohje Kloppit. Jurgennnn Klopp, na na naaaaa, Jurgen Klopp, naaa, naaaa”, ishin fjalët e Slot
Kujtojmë që Slot u bë trajneri i parë holandez në histori që fiton Premier League.
Ai këtë e arriti qysh në sezonin e tij të parë me Liverpoolin.