Ministria e Sportit ndal benefitet për FFK-në, në rrezik edhe licencimi

- Bota Sot

Ministria e Sportit ndal benefitet për FFK-në, në rrezik edhe licencimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht Komisioni Vlerësues për Licensim të Federatave Sportive ka marrë vendim që t’i ndalë të gjitha benefitet që Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka gëzuar deri më tani nga ligji i sponsorizimeve dhe nga mbështetjet tjera shtetërore.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht Fidan Shatri nga Ministria, në një deklaratë për emisionin “Favorit”.

Sipas Shatrit, arsyeja kryesore e kësaj mase është parregullsia dhe mungesa e transparencës që u shfaq gjatë Kuvendit të fundit zgjedhor të FFK-së. Ministria ka vlerësuar se proceset brenda FFK-së nuk kanë qenë në përputhje me standardet e kërkuara ligjore dhe ka vendosur të ndërhyjë duke ndërprerë mbështetjen financiare dhe ligjore për federatën.

Përveç kësaj, situata për FFK-në mund të përkeqësohet edhe më shumë, pasi në muajin qershor pritet t’i skadojë edhe licenca aktuale. Nëse nuk përmbushen kriteret e reja të licencimit, FFK-ja rrezikon të humbasë edhe licensën.



Read it all at Bota Sot