Su*lm me elektroshok në Prizren – lëndohet një person

- Gazeta e Prizrenit

Su*lm me elektroshok në Prizren – lëndohet një person

Në Prizren pak para disa çasteve një person është sulmuar me pajisje elektroshoku, raporton Gazeta Sinjali

Burime të sigurta brenda organeve të rendit bëjnë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit të pajisjes elektrike nga personi i dyshuar.

Sulmi ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe aktualisht Policia e Kosovës ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, njësitet relevante janë duke marrë dëshmi dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Viktima është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit