Maresca: Rënia e formës së Palmerit është një çështje mendore

- Bota Sot

Maresca: Rënia e formës së Palmerit është një çështje mendore

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, deklaroi se mungesa e golave ​​të Cole Palmer është një “çështje mendore”. Ai këmbënguli që sulmuesi anglez është i lumtur në “Stamford Bridge”.

Palmer ka shënuar për herë të fundit më 14 janar, në barazimin 2-2 kundër Bournemouth. Ndërkohë që, më parë kishte shënuar 14 herë këtë sezon në Premier League, përfshirë katër gola në 45 minutat e para kundër Brighton, në shtator.

Kjo është periudha më e gjatë e paqëndrueshme e karrierës së 22-vjeçarit me “blues” dhe ka përkuar me një rënie në formën e Chelsea. Londinezët kanë fituar vetëm gjashtë nga 17 ndeshjet e fundit në kampionat, duke rënë nga vendi i dytë në të gjashtin.

“Sigurisht që është një çështje mendore, nuk është problem taktik apo teknik. Ai ka patur të paktën një ose dy shanse në çdo ndeshje, kështu që nuk ka të bëjë me mënyrën se si po luan ekipi“, tha trajneri italian Enzo Maresca.

“Cole është ende lojtari që shënoi 14 gola në 20 ndeshje. Stili është i njëjtë, trajneri është i njëjtë, klubi është i njëjtë. Asgjë nuk ka ndryshuar rreth Cole.

Është thjesht një ngërç mendor në këtë moment”, tha Maresca.

“Mund ta shihni se është pak i shqetësuar sepse dëshiron të ndihmojë ekipin. Mund ta shihni se po vuan në këtë drejtim. Por ai tregoi sa i lumtur ishte pas Fulham. Është vetëm çështje kohë, ai do të shënojë gola”, shtoi trajneri i Chelsea.



Read it all at Bota Sot