U rrëzuan nga Superiorja, reagon për herë të parë zyrtari i Skënderbeut

- Bota Sot

U rrëzuan nga Superiorja, reagon për herë të parë zyrtari i Skënderbeut

Dy ditët e fundit kanë qenë mjaft të vështira për klubin e Skënderbeut. Korçarët u mposhtën të dielën 1-2 në shtëpi nga Bylis dhe ranë nga Superiorja në Kategorinë e Parë.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët korçarë, ku nuk kanë munguar kritikat për drejtuesit.

Ndërkohë që ditën e sotme, është pikërisht një nga zyrtarët e klubit të Skënderbeut që ka reaguar për herë të parë.

Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi u ka dërguar “sms” publik tifozëve, duke thënë se ndjesa nuk mjafton në këto momente, por premton se Skënderbeu do të kthehet më i fortë.

"Kritikat tuaja janë të drejta dhe i marrim me përulësi.

Ndjesa jonë, sado e sinqertë, ndoshta nuk mjafton — por premtimi ynë është i palëkundur: së shpejti do të riktheheni si tifozët më krenarë në Shqipëri. Ky është një amanet që nuk tretet nga koha, as nga dheu”, shkruan Gjançi në rrjetet sociale.



Read it all at Bota Sot