Vuçiq për vizitën e Kos në Serbi: Nuk pres asgjë

- Bota Sot

Vuçiq për vizitën e Kos në Serbi: Nuk pres asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk pret asgjë të veçantë nga vizita e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos në Serbi.

Zyrtarja e lartë evropiane nis sot vizitën dyditore në Beograd.

“Sa i përket Marta Kos, është mirë që po vijnë përfaqësues të Bashkimit Evropian, sepse Serbia është në rrugën evropiane. “Dhe ajo që pres unë personalisht: Nuk pres asgjë. Shpresoj për pak më shumë objektivitet nga njerëzit e Brukselit dhe nëse pres diçka, nuk pres asgjë”, tha ai.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë së hënës, eurokomisionerja për zgjerim deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE.



Read it all at Bota Sot