Lojtari shqiptar do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

- Bota Sot

Lojtari shqiptar do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski, dhe skuadra e tij Al Ahly siguruan një vend në finalen e madhe të Champions League së Azisë. 

Sonte në duelin me Al Hilal, Alioski ka qenë titullar për Al Ahly-n, festoi me rezultatin 3:1 dhe arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe ku kundërshtari i tyre do të jetë fituesi i gjysmëfinales së nesërme midis Al Nasr së Cristiano Ronaldos dhe ekipit Kawasaki.

Alioski ka luajtur 90 minuta të plota për Al Ahly-n në pozicionin e mbrojtësit të majtë. 

Golat e fitores së Al Ahly u shënuan nga Firmino, Toni dhe një autogol nga Kessie për rivalin.



Read it all at Bota Sot