Claudio Marchisio e personifikon perfekt ADN-në e Juventusit pas shumë vitesh të kaluara në Torino. Në intervistën e tij për “La Stampa” foli për zonën Champions të Serie A: “Unë, si tifoz i madh, shpresoj që Juventus të arrijë atje. Duhet të mendojmë për të tashmen, për të fituar, jo aq për lojën.
E kemi parë edhe nga rezultatet e të tjerëve, po e kuptojmë sa e vështirë është ta arrish objektivin. Juventusi ka një kalendar të vështirë, por nëse vesh këtë fanellë, duhet në një farë mënyre të marrësh sa më shumë fitore.
Kjo gjë kërkohet në ndeshjet e mbetura të kampionatit dhe përfshirja mes katër të parëve”.
Tudor, a mund të jetë trajneri i sezonit të ardhshëm?
E njoh shumë mirë ambientin, është zgjedhur edhe për këtë arsye. Të marrësh drejtimin e Juventusit nuk është kurrë e thjeshtë, ai duhet të arrijë objektivin, pastaj varet nga klubi.
Nëse ia del të kualifikohet në Champions League, do të ishte e drejtë ta konfirmonin. Sidoqoftë, Juventusi nuk mund ta përballojë që të mos shkojë në Champions.
Conte duket afër një tjetër tituli kampion në Serie A…
Për mua është një trajner i shkëlqyer, e ka transmetuar menjëherë ADN-në e tij te Napoli.
Kalendari nuk e ndihmon Interin, por di që Conte është aty si një çekiç për ta mbajtur të lartë tensionin e të gjithë lojtarëve të tij.
E thënë ndryshe, është motiv kryesor shtesë për ta arritur objektivin. Kampionati është ende i hapur, argëtues, nga maja deri te lufta për të mos rënë nga kategoria. Detajet gjithmonë bëjnë diferencën për të gjithë.