Kane: Nuk e meritoja, dikush kërkon të bëjë emër nëpërmjet meje

- Bota Sot

Kane: Nuk e meritoja, dikush kërkon të bëjë emër nëpërmjet meje

Harry Kane më në fund do të fitojë trofeun e parë të karrierës së tij si skuadër.

Një barazim të shtunën ndaj Lapjcigut në javën e 32-të të Bundesligës do të ishte i mjaftueshëm që Bajerni i Mynihut të shijojë triumfin në kampionatin gjerman pas një ndërprerjeje të shkurtër, e cila zgjati një vit.

Në sezonin e shkuar, ishte Bajer Leverkusen që festoi, por tashmë djemtë e Ksabi Alonsos janë tetë pikë prapa në renditje me tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Këto janë ndeshjet e fundit me fanellën bavareze për Tomas Mylerin, por nëse veterani mund të festojë, ndoshta nuk do të bëjë dot të njëjtën gjë Harry Kane.

FESTA – Sulmuesi anglez nuk do të jetë në fushë, për shkak të pezullimit që duhet të bëjë pas kartonit të verdhë në fitoren kundër Mainc, që u arrit të shtunën e kaluar. “Ai karton i verdhë e përmbledh pak historinë time.

E kam fjetur mendjen që do të humbas ndeshjen kundër Lajpcigut, por do të bëj tifo për shokët e mi.

Kush thotë se nuk do të festoj, gabohet. Këtë herë nuk më ndal dot askush dhe do të festoj më shumë se kushdo tjetër”, tha ish-lojtari i Totenhemit për “BILD”.

AROMË POLEMIKE – Megjithëse në fushë e pranoi ndëshkimin, Kejn ka kërkuar të saktësojë dinamikën e asaj që u pa në fushë. Në mikrofonat e së përditshmes gjermane, ai shtoi:

Para së gjithash, mendoj se ishte një vendim i çmendur. Ndërhyrja ime nuk është kurrë nga ato që meritojnë të ndëshkohen me një karton të verdhë.

Fatkeqësisht, ndonjëherë njerëzit vijnë në një stadium legjendar si ‘Allianz Arena’ për të bërë emër”.

Pas sqarimit, 32- vjeçari nuk ngurron edhe të kundërpërgjigjet.

“E dija që kisha katër kartonë të verdhë dhe në çdo rast është një rregull i çmendur: 5 kartonë të verdhë në 34 ndeshje.

Duhet të jetë si në kampionatin anglez, ku numërimi fillon nga e para me nisjen e fazës së dytë të sezonit.

Po humbas një ndeshje kaq të rëndësishme, për shkak të një kartoni të verdhë të marrë në fillim të sezonit. Ju lutem më kuptoni tani, të gjithë e dimë se diçka e tillë nuk ka kuptim.

Shpresoj ta rishqyrtojnë për të ardhmen, sepse unë të shtunën nuk do të kem mundësi të luaj, por askush nuk më ndalon të festoj”, përfundoi sulmuesi i Bajernit të Mynihut.



Read it all at Bota Sot