Del Piero për Kvara-n: Mua ma shpjeguan kur isha 8 vjeç

- Bota Sot

Del Piero për Kvara-n: Mua ma shpjeguan kur isha 8 vjeç

Në fund të ndeshjes Arsenal-PSG në Sky, legjenda Alessandro Del Piero ka folur në veçanti për lojë e Kvicha Kvaratskhelia.

Gjeorgjiani në një të dhjetën e sekondës arriti të shmangte Timber dhe të jepte asistin për golin e Dembele që vendosi ndeshjen.

Ish-futbollisti, kampion bote me Italinë dhe fitues i Champions League me Juventus, shpjegoi pse lëvizja e gjeorgjianit ishte e suksesshme:

“Kur Kvaratskhelia merr topin, ka ndoshta një të dhjetën e sekondës midis prekjes së tij dhe kalimit të kundërshtarit. E detyron Timberin të kthehet dhe kjo ishte çelësi.”

“Ky ishte një nga mësimet e para që mësova kur isha 8 vjeç: bëj një vrapim dhe një prekje, në mënyrë që të mos i japësh mbrojtësit kohë të kuptojë se çfarë po ndodh”.

“Në çdo moment mund të kthehesh djathtas ose majtas. Ai shkon një kundër një, e detyron mbrojtësin të tërhiqet. Pastaj Kvara është shumë i mirë dhe shikon Dembele-n”.



Read it all at Bota Sot