Policia kroate ka marrë një denoncim nga një 68-vjeçar nga Vërbanja, i cili duke besuar se punonte me një menaxher kriptovalutash, ka paguar mbi 100 mijë euro në llogaritë e një personi të panjohur.
Siç njoftoi policia Vukovar-Srem, burri u regjistrua në faqen e rrjetit social në fillim të shkurtit për tu përpjekur të rikuperonte paratë e humbura në tregtimin e kriptomonedhave.
Ai u kontaktua nga një person i cili u prezantua si një kriptomenaxher dhe i premtoi fitime shtesë, duke e detyruar të depozitonte vazhdimisht para në llogari të ndryshme bankare.
Shuma totale e paguar kalon 100 mijë euro. Policia është duke kryer hetime me qëllim të identifikimit të autorit, ndaj të cilit do të bëhet kallëzim penal në prokurorinë kompetente të shtetit, thuhet në njoftimin e policisë kroate.