Derbi kryeqytetit i xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut ndërmjet Shkupit dhe Vardarit do të zhvillohet të shtunën.
Ky duel ishte i paraparë të luhet të dielën, mirëpo nga FC Shkupi kanë njoftuar se Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka zhvendosur këtë derbi të zhvillohet të shtunën.
Gjithsesi Shkupi – Vardari tashmë do të luhet të shtunën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 16:00.
Ndërkohë katër duelet tjera të kësaj xhiroje të zhvillohen të dielën. Struga – Shkëndija është takimi që tërheq vëmendje në fundjavë, teksa në program janë edhe Besa – Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi..