Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampioneve dhuron një përballje spektakolare dhe shumë emocionuese mes Barcelonës dhe Interit.
Katalanasit vijnë në këtë sfidë të parë me euforinë e kryesimit në kampionat dhe triumtit në Kupën e Mbretit përballë Real Madridit. Ndërsa nga ana tjetër, Interi nuk vjen në momentin më të mirë pasi ka pësuar tre humbje radhazi në kompeticionet ë ndryshme.
Gjithsesi, Liga e Kampioneve shpesh bën që të harrohet çdo gjë tjetër, ndaj përballja e sotme në Katalonjë pritet të dhurojë spektakël deri në sekondat e fundit.
FORMACIONET ZYRTARE
BARCELONA: Shezni, Kubarsí, Inigo Martinez, Kunde, Gerards Martin, De Jong, Pedri, Olmo, Rafinja, Jamal, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik
INTER: Zomer, Dumfris, Açerbi, Bastoni, Dimarko, Bisek, Çalhanollu, Mkhitajan, Barela, Turam, Lautaro Martínez.
Trajner: Simone Inzagi.