Klubi nga Tuzi, Deçiqi, ka eliminuar Petrovacin në gjysmëfinalen e Kupës së Malit të Zi.
Finalja e tretë për Deçiçin, a do të jetë hera e tretë me fat - klubi nga Tuzi si vendas barazoi me rezultat 2:2 kundër Petrovacit në një ndeshje emocionuese gjysmëfinale në shtëpi dhe falë fitores pranë bregdetit Adriatik (1:0), kualifikohen në finale.
Skuadra shqiptare synon ta fitojë këtë trofe për herë të parë që ekziston si klub.
Tre gola u shënuan në pjesën e parë, Deçiqi kaloi në epërsi me anë të Asmir Kajeviqit, mysafirët përnbysën rezultatin me golat e Marko Franetas dhe Shimunit.
Megjithatë, pas kësaj, Kajeviq u bë përsëri heroi i ekipit nga Tuzi, i cili i çoi kampionët e vitit të kaluar në finale me golin e tij të dytë në ndeshje.