Estonia mori gjashtë HIMARS nga SHBA-ja

- Bota Sot

Estonia mori gjashtë HIMARS nga SHBA-ja

Estonia ka pranuar gjashtë sisteme raketore amerikane HIMARS, ka njoftuar sot Qendra për Investime në Mbrojtje e Estonisë.

Sistemi mobil raketor me rreze veprimi deri në 300 kilometra i është dorëzuar ushtrisë estoneze në bazën ajrore Amari, njoftoi Qendra.

“Kanë arritur!”, shkroi në platformën X ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna.

“Kjo forcon jo vetëm mbrojtjen e Estonisë, por edhe sigurinë e gjithë aleancës së NATO-s”, shtoi ai.

Lituania dhe Letonia gjithashtu kanë porositur disa sisteme HIMARS.

Ndryshe, HIMARS (High Mobility Artillery Rocket System) është një sistem artilerie me raketahedhës shumëfishtë i montuar në një kamion të lehtë.

Ai prodhohet nga kompania Lockheed Martin. Mund të lëshojë lloje të ndryshme të projektilëve, përfshirë raketa me rreze deri në 80 kilometra dhe raketa taktike me rreze deri në 300 kilometra. 



Read it all at Bota Sot