Dita e ndeshjeve: Luhen gjysmëfinalet e para në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

- Bota Sot

Dita e ndeshjeve: Luhen gjysmëfinalet e para në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale në garat e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Pasi e marta dhe mërkura rezervuan ndeshjet e Ligës së Kampionëve, tani e enjtja është gati për emocionet e dy garave tjera evropiane për klube.

Bëhet fjalë për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, të cilat zhvillojnë gjatë mbrëmjes ndeshjet e para, ku nuk mungojnë klubet e mëdha që luftojnë për trofeun.

Ndeshja e parë dhe më interesante gjysmëfinale e Ligës së Evropës luhet padyshim në Spanjë, ku Athletic Bilbao pret Manchester Unitedin.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham Hotspur është nikoqir i klubit norvegjez, Bodo/Glimt, në një takim që pritet të jetë gjithashtu shumë interesant.

Në Ligën e Konferencës, Chelsea është mysafir i suedezëve të Djurgarden, ndërsa në takimin tjetër, Real Betisi pret Fiorentinën.

Të gjitha ndeshjet, në të dy garat, është paraparë të fillojnë nga ora 21:00.



Read it all at Bota Sot