Interi në telashe

- Bota Sot

Interi në telashe

Sulmuesi Lautaro Martinez rrezikon të mos luajë në gjysmëfinalen e dytë të Champions League ndaj Barcelonës.

Argjentinasi i Inter u dëmtua në fund të pjesës së parë dhe u zëvendësua. Ai vendosi duart në fytyrë në momentin e dëmtimit.

Zëvendësimi ishte i pashmangshëm, por pas barazimit 3-3 që Inter arriti dje në Barcelonë mungesa e Lautaro mund të ndihet shumë në “San Siro”. Ai do t’i nënshtrohet testeve instrumentale midis të enjtes dhe të premtes.

“Lautaro vinte nga tetë ndeshje radhazi, ndaj ekzistonte ky rrezik, – tha Simone Inzaghi sot për mediat, kur foli për gjendjen e Lautaro. – Shpresojmë të mos e humbasim kapitenin tonë, por kam disa dyshime“.

Më tejm, Inzaghi shtoi: “Do të jetë shumë e vështirë të rikuperojmë Lautaro për ndeshjen e kthimit. Të martën ndoshta do të luajmë pa kapitenin tonë dhe kjo do të jetë tashmë një finale për ne“.



Read it all at Bota Sot