Skuadra e Chelsea do të luajë sot në gjysmëfinalen e parë të Conference League

- Bota Sot

Skuadra e Chelsea do të luajë sot në gjysmëfinalen e parë të Conference League

Skuadra e Chelsea do të luajë sot në gjysmëfinalen e parë të Conference League ndaj Djurgaarden, me shpresën që të shkojë deri në finale e fitojë këtë trofe.

Trajneri i ekipit londinez Enzo Maresca, deklaroi se “paratë nuk fitojnë tituj” dhe kërkoi përkushtim nga të tijtë.

Chelsea ka vuajtur shpesh ndaj skuadrave të vogla në Evropë këtë sezon, sic ishte edhe humbja ndaj Legia Varshavë, dy javë më parë. Kjo nxori në pah një dobësi që mund të shfrytëzohej nga skuadra e suedeze

. “Nuk fiton ndeshje dhe tituj me para”, tha Maresca, skuadra e të cilit lufton edhe për një vend në Champions League sezonin e  ardhshëm.

“E dimë shumë mirë këtë. Nuk ka të bëjë me sa shpenzon në tregun e transferimeve.

Nuk do të fitosh tituj vetëm sepse shpenzon shumë para. Ato duhet të shpenzohen ashtu si duhet, në mënyrën dhe kohën e duhur.

Nuk ka ekipe të vegjël, ne sot duhet të japim maksimumin për të fituar”, tha trajneri italian.



Read it all at Bota Sot