Është shumë e lehtë të fajësosh Martin Odegardin kur Arsenali humbet këtë sezon, por nuk duhet nxituar të drejtohet gishti. Ai është kapiteni i klubit dhe një lider, i cili shpesh tërheq skuadrën nga telashet dhe ofron momente magjike.
Por këtë sezon, ato momente kanë qenë të rralla, me vetëm pesë gola dhe nëntë asiste në 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Në kohën shtesë të pjesës së dytë, kur Arsenali po humbte 1-0 ndaj Parisit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve të martën, Odegard u zëvendësua nga Mikel Arteta me 18- vjeçarin Etan Nuaneri, pasi kishte kompletuar vetëm 20 nga 23 pasime të tentuara dhe kishte krijuar një rast
. Media franceze ishte shumë kritike ndaj norvegjezit në vlerësimet e saj. “Get French Football News” i dha atij notën 4/10. “Maxi Foot” zbriti në 3/10. “Foot Mercato” e krahasoi me një “fantazmë”, që “vazhdimisht merrte vendime të gabuara”.
Por finalizimi dhe qëndrueshmëria e tij kanë munguar dhe kjo mund t’u atribuohet disa faktorëve.
Një dëmtim në kavilje gjatë detyrës ndërkombëtare me Norvegjinë më 9 shtator, i prishi ritmin që në fillim të sezonit, duke u rikthyer pothuajse dy muaj më vonë dhe me vetëm një gol në 18 ndeshjet e ardhshme. Pastaj, 26-vjeçari u bë baba për herë të parë në fillim të dhjetorit, një periudhë e rëndësishme që me siguri e ka ngarkuar si mendërisht, ashtu edhe fizikisht.
Dhe pastaj, ndoshta më e rëndësishmja, ishin dëmtimet e lojtarëve kyç. Fillimisht ishte Bukajo Saka, pastaj Gabriel Zhezus dhe më pas Kai Haverc, të gjithë deri në fillim të shkurtit. Kështu, prozhektorët dhe presioni mbi të tjerët papritur u zhvendos te Odegard. Pritshmëria ishte që ai do të ngrihej në lartësinë e duhur dhe ta tërhiqte Arsenalin drejt lavdisë.
Çdo tifoz që ka parë Arsenalin kohët e fundit mund t’ju thotë se kjo nuk ka ndodhur. Ai po i lë ndeshjet t’i kalojnë përpara në vend që t’i marrë në dorë dhe të prodhojë magji.
Dhe megjithatë, statistikat tregojnë një histori paksa ndryshe që Odegard në fakt reagon në mungesë të të tjerëve, por po zhgënjehet nga ata përreth tij.
Që nga fillimi i sezonit të kaluar, kur luan me Havercin si sulmues, Odegard ka shënuar 14 gola dhe 13 asiste. Dhe mesatarisht për 90 minuta krijon 2.5 raste, prodhon 2.7 krosime dhe bën 7.2 pasime në zonë. Në 20 ndeshjet pa sulmuesin gjerman,
Odegard ka vetëm dy gola dhe shtatë asiste, por mesatarisht për 90 minuta krijon më shumë raste [2.9], më shumë krosime [3.5] dhe më shumë pasime në zonë [8.6]. Është e njëjta histori edhe me Sakën. Me anësorin anglez në fushë, që nga sezoni 2023-‘24,
Odegard ka shënuar 11 gola + 15 asiste dhe mesatarisht krijon 2.5 raste, 2.1 krosime dhe 6.8 pasime në zonë për ndeshje. Pa të, numri i golave dhe asisteve bie në pesë, por mesatarisht për 90 minuta ai krijon 2.8 raste, 5.4 krosime dhe 9.5 pasime në zonë.