Mendjen e ka në Paris

- Bota Sot

Mendjen e ka në Paris

Goli i tij u anulua për një pozicion jashtë loje për pak centimetra dhe kjo ka lënë një shije të hidhur në gojën e Arsenal-it.

Mikel Merino, pavarësisht humbjes 1:0 kundër PSG në gjysmëfinalen e parë, është i bindur se londinezët kanë mundësinë ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit dhe të sigurojnë finalen e Champions League:

“Parisi është një fushë e vështirë, por kemi treguar gjithmonë se mund të përballemi me këdo dhe, me gjithë respektin, mendoj se do ta fitojmë ndeshjen e kthimit”, ka thënë mesfushori spanjoll.

Kemi treguar se mund të fitojmë kudo, në Bernabeu (duke mundur 2-1 Real-in në çerekfinale) dhe kundër çdo ekipi të Premier League, gjë që na jep shumë besim”, ka shtuar.

“Rezultati i ndeshjes së parë nuk ndryshon asgjë sepse mentaliteti i këtij ekipi është që të fitojë gjithmonë; do të kishte qenë kështu edhe nëse do të kishim fituar me tre gola avantazh”.

Në ndeshjen që do të luhet në Parkun e Princave do të kthehet Thomas Partey, mesfushori ganez që ishte i skualifikuar në sfidën e parë dhe kthimi i tij mundtë sjellë zhvendosjen në sulm të Merino-s, shpesh i përdorur si “nëntë false” nga Arteta në këtë sezon.



Read it all at Bota Sot