Modriç gati një rinovim

- Bota Sot

Modriç gati një rinovim

Real Madridi ka ndër mend të zgjasë kontratën e Luka Modriç-it edhe për dy javë të tjera, në mënyrë që mesfushori kroat të mund të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve FIFA, i cili do të zhvillohet gjatë verës.

Kontrata aktuale e Modrić-it përfundon më 30 qershor 2025, por turneu ndërkombëtar, ku do të marrë pjesë edhe klubi madrilen, do të zhvillohet pas kësaj date.

Për këtë arsye, klubi spanjoll po shqyrton një rinovim afatshkurtër, të lidhur ekskluzivisht me këtë kompeticion.

Pavarësisht kontributit të tij të jashtëzakonshëm dhe historik për klubin, nuk është planifikuar aktualisht një zgjatje e mëtejshme e kontratës.

E ardhmja e numrit 10 kroat mbetet e pasigurt pas këtij turneu, ndërsa disa klube nga Lindja e Mesme dhe MLS po ndjekin me interes situatën e tij.

Në moshën 38-vjeçare, Modriç vazhdon të jetë një shembull profesionalizmi dhe përkushtimi (me 51 ndeshje, 4 gola dhe 7 asistime këtë sezon në të gjitha garat), por Real Madridi ka nisur një proces rinovimi të skuadrës, veçanërisht në repartin e mesfushës.

Vetëm një ndryshim i rëndësishëm në kushtet fizike, taktike apo në përbërjen e skuadrës mund të çonte në një diskutim për një rinovim vjetor.

Deri atëherë, Botërori i Klubeve pritet të jetë ‘vallja e fundit’ e Modrić-it me fanellën e bardhë.



Read it all at Bota Sot