Chelsea me lehtësi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 në konak të skuadrës suedeze, Djurgarden, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Conference League.
Vendasit nuk kishin kaçik që të bëjnë më shumë ndaj të kaltërve nga Londra.
Për Chelsean shënuan Sancho (13), Madueke (43), Jackson (59 e 65) dhe për vendasit realizoi lemayehu Mulugeta (68).
Chelsea mori rezultat të madh nga Stokholmi i Suedisë dhe është afër finales.