Angli, partia e Farage merr mandatin e pestë parlamentar

- Bota Sot

Angli, partia e Farage merr mandatin e pestë parlamentar

Partia populiste e së djathtë Reform UK, e udhëhequr nga Nigel Farage, ka shënuar një moment historik në zgjedhjet lokale dhe te pjeshme parlamentare në Angli, duke fituar mandatin e saj të pestë parlamentar, postin e parë për kryetar bashkie dhe dhjetëra vende në këshillat locale bashkiak , sipas rezultateve zgjedhore të publikuara këtë të premte.

Në garën më të ndjekur, për mandatin parlamentar të Runcorn dhe Helsby, kandidati i Reform UK fitoi me vetëm gjashtë vota diference pas një rinumërimi të plotë. Ky vend ishte konsideruar një bastion i sigurt i Partisë Laburiste, e cila e kishte fituar me një shumicë prej gati 15 mijë votash në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Deputeti laburist kishte dhënë dorëheqje pas një dënimi për dhunë fizike ndaj një qytetari, çka e bëri të nevojshëm mbajtjen e zgjedhjeve te reja .

“Ka qenë një natë e jashtëzakonshme për Partinë Reforma ,” tha Nigel Farage për gazetarët. “Ky është një rajon tradicionalisht laburist, por vota e tyre është shembur dhe shumica e saj ka kaluar te ne.”

Në një fitore tjetër të rëndësishme, Andrea Jenkyns, një ish-ministre konservatore që iu bashkua Reform UK pas humbjes së vendit të saj në Parlament, u zgjodh kryetare e bashkisë së Lincolnshire-it të Madh, duke u bërë politikania më e fuqishme e kësaj partie deri më tani. Ajo do të ketë përgjegjësi për një zonë me rreth një milion banorë.

Rezultatet e para nga më shumë se 1,600 vende në këshillat lokalë dhe gjashtë gara për kryetar bashkie në Angli po tregojnë se peizazhi politik britanik është thellësisht i fragmentuar. Kjo ndodh më pak se një vit pasi kryeministri laburist Keir Starmer fitoi një nga shumicat më të mëdha parlamentare në historinë britanike, por që tani përballet me rënien më të shpejtë të mbështetjes për një qeveri të sapozgjedhur.

Pakënaqësitë janë shtuar pas rritjes së taksave, shkurtimit të përfitimeve për të moshuarit dhe skandaleve që lidhen me financimet e partisë. Këto zhvillime i kanë dhënë hapësirë Farage-it, një aleat i ngushtë presidentit amerikan Donald Trump, për të zgjeruar ndikimin politik të Reform UK.

Një zëdhënës i Partisë Laburiste pranoi se rezultatet janë një sinjal se qytetarët “presin më shumë dhe më shpejt” nga qeveria pas 14 viteve të qeverisjes konservatore.



Read it all at Bota Sot