Juventusi në alarm dëmtimesh

- Bota Sot

Juventusi në alarm dëmtimesh

Kriza e dëmtimeve vijon të godasë Juventusin, edhe pas largimit të Thiago Mottës dhe ardhjes së trajnerit Igor Tudor.

Pavarësisht ndryshimit në pankinë, situata mbetet alarmante për bardhezinjtë, që në këtë fazë të fundit të sezonit po luftojnë për objektivin minimal: kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sfida ndaj Bolognës, vjen në një moment ku trajneri kroat detyrohet të bëjë llogaritë me mungesa të shumta. Si të mos mjaftonin problemet fizike, vjen edhe kartoni i kuq i panevojshëm i Yildiz ndaj Monzës, i cili do të mungojë jo vetëm në Dall’Ara por edhe në përballjen direkte ndaj Lazios në Romë.

Gjendja në sulm është e paqartë: Vlahovic është ende në dyshim, ndërsa Koopmeiners është i dëmtuar. Kështu, pritet që përballë Bolognës, pas sulmuesit Kolo Muani të vendosen Nico Gonzalez dhe Conceiçao.

Por alarmi më i madh vjen nga mbrojtja, ku Tudor ka në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës: Veiga dhe Kalulu. Bremer dhe Cabal mungojnë prej kohësh, Gatti është ende në fazë rikuperimi pas një operacioni, ndërsa Kelly është i padisponueshëm. 



Read it all at Bota Sot