PSG bën me zemër tifozët për ndeshjen e Champions

- Bota Sot

PSG bën me zemër tifozët për ndeshjen e Champions

PSG ka njoftuar se Dembele po rikuperohet nga një dëmtim. Ylli francez është në dyshim të madh për ndeshjen me Arsenalin, që do të vendosë të mërkurën e ardhshme se cila nga skuadrat kalon në finalen e Champions-it.

Në Paris do të bëhet maksimumi dhe pse pritet një mungesë prej 10 ditësh.

Kjo do të ishte një humbje e madhe për skuadrën e Luis Enrikes, që janë mbështetur te Dembele gjatë këtij edicioni.

Numri 10 i PSG-së ishte pikërisht ai që shënoi golin e vetëm, të ndeshjes me Arsenalin.

Parizienët do të luajnë në shtëpi me avantazh, pikërisht prej atij goli.



Read it all at Bota Sot