24 vite pritje për titullin

- Bota Sot

24 vite pritje për titullin

Vllaznia më shumë se kurrë këtë sezon është afër titullit kamopion.

Në fakt janë vetëm 2 ndeshje larg trofeut dhe këtë sezon duke si i duhuri për të rikthyer festën.

Në fakt në Shkodër janë plot 24 vite nga titulli i fundit dhe këtë herë gjërat duken më ndryshe.

Për këtë skuadra dhe klubi do të jenë “all-in” për të mbyllur këtë sezon në mënyrën më përfekte, duke ngritur lart trofeun e Superiores.

Për të motivuar akoma më shumë futbollistët kanë menduar krerët e Vllaznisë. Bëhet me dije se një SUPERPREMIO do të jepet nga të parët e klubit për të mposhtur Dinamon dhe për të kapur finalen e madhe.

Shuma ende nuk bëhet e ditur, teksa në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje.

Ndërkohë kujtojmë se dueli me Dinamon është parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” dhe që është i vlefshëm për gjysmëfinalen e “Final – Four”..



Read it all at Bota Sot