Bëhen të ditur gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e javës së 30-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Të shtunën luhet një ndeshje, derbi në Çair mes Shkupit dhe Vardarit. Ndeshjen do të drejtojë Stojançe Trpçevski.
Sa i përket derbit të kësaj jave luhet të dielën, midis Struga Trim Lum dhe Shkendijës. Gjyqtar është caktuar Nderim Tefiku nga Kumanova.
Java e 30-të, ora 16.00
E shtunë
Shkupi – Vardari, Stojançe Trpçevski (Shkup)
E diel
Struga Trim Lum – Shkendija. Nderim Tefiku (Kumanovë)
Gostivari – Pelisteri, Jovan Kaçevski (Strugë)
Rabotniçki– Sileksi, Fatmir Bafto (Ohër)
Besa – Brera, Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Voska – Tikveshi Plarent Salihi (Tetovë)