Sot në orën 16:00 në Çair, me ndeshjen Shkupi - Vardari hapet java e 30-të e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Si gjithmonë, ky do të jetë një derbi i madh, një përballje e madhe mes skuadrave të kryeqytetit.
Tifozët e Çairit duan fitoren ndaj Vardarit, këtu nuk ka dyshime, në një nga derbit më të mëdha në futbollin maqedonas.
Vardari dëshiron të vazhdojë serinë e tij e mirë dhe të arrijë ndeshjen e 14-të pa humbje.
Goce Sedloski kthehet në Çair, por tani si trajner i ekipit mysafir.
Duke folur për traditën, le të përmendim se që kur klubi nga Çairi quhet Shkupi, këto dy ekipe kanë luajtur deri më tani 28 ndeshje. Shkupi ka regjistruar 8 fitore, Vardari 12 dhe tetë ndeshje përfunduan pa fitues.
Në ndeshjen e fundit, Vardari fitoi 3:2, por më parë Shkupi kishte një seri prej gjashtë fitoresh në po aq ndeshje kundër rivalit të tyre të madh të qytetit.