I dëshpëruar

- Bota Sot

I dëshpëruar

Zhyl Kunde nuk do të jetë në Vajadolid sonte në mbrëmje dhe në disa ndeshje me radhë për Barcelonën pa dëmtimit të pësuar kundër Interit të mesjavë në Ligën e Kampioneve.

Një titullar fiks për Hansi Flikun, ish-lojtari i Seviljes nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për dëmtimin e pësuar në një fazë vendimtare të sezonit.

“Jam shumë i zhgënjyer që u lëndova në këtë pikë të sezonit, ku gjithçka është në lojë… por ndonjëherë nuk mund t’i kontrollosh të gjitha”, komentoi me trishtim Kunde në rrjetet sociale orët e fundit.

Futbollisti u largua nga “Montjuiç” të mërkurën, dukshëm i zhgënjyer nga kjo pengesë e madhe.

Mbrojtësi francez ka luajtur në 53 ndeshje: ai pushoi vetëm në ndeshjen e La Ligas kundër Majorkës sepse Flik donte që ai të pushonte për finalen e Kupës së Mbretit, në të cilën francezi ishte vendimtar, duke shënuar golin e fitores.



Read it all at Bota Sot