Mbrojtësi i Spanjës dhe Çelsit, Mark Kukureja është një nga mbrojtësit më të mirë në Europë, i cili bëri një Europian të shkëlqyer duke triumfuar edhe me Kombëtaren e tij.
Së fundmi ai ka bërë një rrëfim prekës së bashku me bashkëshorten e tij, Klaudia Rodriguez.
Ata kanë zbuluar se djali i tyre Mateo është autik dhe se kanë kaluar muaj shumë të vështirë.
“Ne shikuam që disa gjëra ishin ndryshe në krahasim me fëmijët e tjerë. Ne nuk morëm shumë ndihmë nga shkolla dhe kishim muaj jashtëzakonisht të vështirë.
Çdo ditë ne shkonim së bashku për të dalë jashtë me Mateon, ndërsa ishta shtazënë me Rion. Ktheheshim çdo ditë në shtëpi duke qarë.
Ka shumë ndryshime gjatë gjithë javës, është e vështirë të jesh në vende të tjera, në tavolina apo me ushqime të ndryshme, plane të tjera. Jo shkollë, jo terapi dhe është e vështirë për atë”, deklaroi Klaudia
“Ok, fëmija jonë është autik, por prindërit nuk janë gati për këtë dhe kështu duhet të mësojmë shumë. Ne gjithmonë kur flasim për Mateon…”, thotë Kukureja i cili e ndërpret intervistën pasi shpërthen në lot.