Ademi tregon edhe një herë klasin e tij para derbit të madh Hajduku - Dinamo

- Bota Sot

Ademi tregon edhe një herë klasin e tij para derbit të madh Hajduku - Dinamo

Në pritje (so, 16.00) të derbit të sezonit në kampionatin kroat midis Hajdukut dhe Dinamos, atmosfera po nxehet edhe më shumë, ndërsa të dyja ekipet hyjnë në ndeshje nën një presion të madh.

Një humbje praktikisht do t’i eliminonte të dyja nga gara për titull.

Pavarësisht mungesës së shqiptarit Arijan Ademit për shkak të një dëmtimi, ai tregoi përsëri klas.

Vendimi i Ademit për të udhëtuar me ekipin për në Split pavarësisht dëmtimit të tij përforcon më tej moralin dhe simbolikën e të qenit bashkë në momentin më të rëndësishëm të sezonit, raportojnë mediat në Zagreb.

Dinamo është në ngritje, ndërsa Hajduku dhe Rijeka po bien gjithnjë e më shumë, kështu që nuk është çudi që në fund titulli të mbetet përsëri në kryeqytetin kroat.

Pas javës së 32-të Rijeka kryeson me 56 pikë, pasojnë hajduku me 56, Dinamo 55 pikë etj.



Read it all at Bota Sot