Dukagjini kthehet me pikë të madhe, Hazrollaj shënon eurogol

- Bota Sot

Dukagjini kthehet me pikë të madhe, Hazrollaj shënon eurogol

Dukagjini ka barazuar me rezultat 1:1 me Malishevën, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. 

Dukagjini i trajnerit Ismet Munishit ishte afër fitores por fati nuk e përcolli deri në fund. 

Duhet theksuar se portieri Ilir Avdyli është më i merituar që Malisheva nuk ka pësuar humbje.

Dukagjini kaloi në epërsi në minutën e 59-të. 

Gjyqtari Alban Shala pasi shikoi VAR-in akordoi penallti për Dukagjinin, të cilën e konkretizoi në gol futbollisti Mërgim Pefqeli. 

Në minutën e 85-të Drilon Hazrollaj e ka barazuar rezultatin 1:1. 

Hazrollaj nga pozita si anash në krahun e djathtë jashtë 16-shit, nga rreth 17 metra ka realizuar eurogol në këndin e epërm të shtyllës së dytë, 1:1.

Malisheva është në vend të tretë me 48 pikë e Dukagjini në të gjashtin me 41 sosh pas javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.



Read it all at Bota Sot